Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit ka mision:

Monitorimin e gjendjes së mjedisit dhe të natyrës;

Krijimin dhe udhëheqjen e bazës së të dhënave dhe sistemin e informimit në mjedis;

Te jep mendime profesionale në procedurën e miratimeve të planeve menaxhuese për zonat e mbrojtura të natyrës;

Propozon zgjidhjet profesionale tekniko-teknologjike për parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe natyrës;

Përgatitë plane dhe programe në fushën e mbrojtjes së mjedisit;

Përcjell zbatimin e planeve të veprimit në mjedis;

Jep mendimin profesional në planet hapësinore dhe urbanistike;

Përgatitë raportin për gjendjen e mjedisit;

Jep mbështetje shkencore dhe të tjera për përgatitjen e masave të mbrojtjes së mjedisit, llojllojshmërisë biologjike dhe natyrës;

Përgatitë programe dhe materiale edukative për ngritjen e ndërgjegjes publike për mjedisin.