MAP / Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil janë:

  1. Harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për një Shërbim Civil profesional, të paanshëm dhe të përgjegjshëm;
  2. Harton, promovon dhe koordinon zbatimin e politikave për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve civilë;
  3. Harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave në fushën e pagave;
  4. Përcakton normat dhe standardet për organizimin funksional te institucioneve qe janë pjese Shërbimit Civil.
  5. Mban dhe administron regjistrin qendror të personelit të Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ);
  6. Mban dhe administron listën e pagave dhe Sistemin e Pagave;
  7. Përgatit raportin vjetor për situatën e përgjithshme të Shërbimit Civil.

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil është organizuar dhe strukturuar ne tri Divizione: 1. Divizioni i Politikave të Pagave 2. Divizioni i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimin e Kapaciteteve 3. Divizioni i Sistemit të Pagave dhe Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore